Në momentin që po udhëtoni në një territor ku kafshët e egra janë të lira, ju mund të gjendeni fare mirë dëshmitarë të disa skenave shumë brutale, pasi ushqimi i tyre jo vetëm është i rrezikuar, por edhe situata mund të bëhet shumë më e dhunshme.
Një situatë e ngjashme ndodhi me disa vizitorë në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut, të cilët u përballën me një betejë të ashpër mes një leopardi, qenëve të egër dhe një grupi hienash.
Preja ishte një dhi e dobët që përfundoi duke u ngrënë nga fitimtarët.
Video u postua në llogarinë e Kruger Sightings në YouTube dhe zgjat pesë minuta.
Pamjet tregojnë se dhia vazhdon të jetë ende gjallë në pjesën më të madhe të regjistrimit, ndërsa përpiqet të shpëtojë. Por kafshimet e kafshëve grabitqare nuk e lejojnë atë të ikë.
Tronditja e vizitorëve që u gjendën dëshmitar të kësaj skene, filloi atëherë kur një leopard kapi me sukses një dhi, një veprim ky që tërhoqi vëmendjen e një qeni të egër.
“Qeni i egër, pjesë e një tufe qensh (11 të rritur dhe 10 këlyshë) po lehnte ndërsa leopardi po tërhiqte prenë e tij që ishte ende gjallë në atë kohë nga shtrati i lumit drejt një fushe të hapur”.
Pas disa ulërimash, qeni arriti të tërheqë tufën e tij, ndërsa leopardi nga ana tjetër ishte i detyruar ta linte aty pren dhe të largohej.
“Dhia tentoi të largohet, pak para se qentë e egër ta kapnin”, tregoi një dëshmitar i skenës.
Qentë u munduan të shkyjnë çfarë të mundnin, para se disa hiena të hynin në skenë, duke shkaktuar më pas shumë dhunë.
Qentë e egër ktheheshin herë pas here për të parë, nëse mund të merrnin ushqim, por me kalimin e minutave, dhia po zhdukej.
Nga ana tjetër, leopardi, u detyrua të shikonte gjithë skenën nga maja e një kodre, ndërsa kundërshtarët e tij po ndanin plaçkën mes tyre.
Edhe pse ato konsiderohen ndër macet më të forta, leopardët janë kafshë të vetmuara dhe ndonjëherë janë viktima të grabitjes së ushqimit nga kafshët e tjera mishngrënëse.
Për të shmangur humbjen e një vakti, shpesh leopardët e vendosin trupin e një kafshe që ka rënë preh e tyre në dëgët e pemëve, ku grabitqarët e tjerë e kanë të pamundur për t’i kapur.
Qentë e egër janë gjuetarë shumë të aftë, por si shumë grabitqarë të tjerë, ata kërkojnë të kapin ushqimin e kafshëve të tjera, duke përdorur numrin e anëtarëve të tufës si forcë për të mposhtur rivalët e tyre.
Edhe pse ishin një numër i konsiderueshëm, qentë nuk arritën të kapeshin dot me hienat, të cilat gjithashtu lëvizin në tufë, megjithëse janë shumë më të mëdha dhe më të egra.
Në këtë luftë është shumë e qartë se bashkimi është fuqi./Re.Darkiva.fjala.al/