Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka hedhur sërish akuza qeverisë për fshehje të shifrave reale e të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19.
Sipas Bashës ekipi i shëndetësisë pranë PD-së ka marrë një numër të madh raportimesh nga familjarë të cilët kanë shfaqur simptoma të Covid dhe u është refuzuar tamponi. Ai shton se numri i të infektuarve dhe viktimave është më i lart seç raportohet në media.
Gjithashtu Basha deklaron se në spitalin e Matit janë mbyllur disa pavione dhe shkak për këtë është bërë përhapja e koronavirusit.
re.gu/fjala.al