Pas kthimit prej Sirisë një ditë më parë, SPAK do të marrë në pyetje Floresha Rashën. Përmes marrjes në pyetje Prokuroria e Posaçme do të verifikoj udhëtimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Sirisë.
SPAK pritet të pyes për rekrutuesit, financuesit dhe kush kanë qenë njerëzit që i kanë kaluar ata nga Shqipëria, në Turqi, me destinacion final Sirinë.
Prokurorët e Posaçëm do të verifikojnë të gjitha detajet e udhëtimit të Floresha Rashës në Siri, 7 vite më parë.
Një ditë më parë Kryeministri Rama deklaroi se kush ka kryer krim do të përballet me drejtësinë me përgjegjësi personale.
Floresha Rasha u kthye dje në Shqipëri bashkë me tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha.
Por ndryshe nga të tjerët dhe ndryshe nga si iku në 2013 në Siri, Floresha u kthye me karrocë me rrota për invalidët. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të që ka përfunduar në karrocë.
Gruaja nuk pranohet as nga familja e të shoqit, të cilët e akuzojnë atë si ‘shkelëse’ të nderit, pasi pas vdekjes së burrit, solli në jetë dy fëmijë të tjerë, njëri prej tyre, i luftëtarit të ISIS nga Kosova, Lavdërim Muhaxheri.
Dje bashkë me anëtarët e familjes Rasha, është marrë nga kampi Al-Hol dhe Endri Dumani, 11 vjeçari që qëndronte në kamp prej 6 vitesh. Ndërkohë, motra e tij Eva Dumani mësohet se pasi ka bërë gati të vëllanë për ta dorëzuar te Gjysmëhëna e Kuqe, është fshehur./Bl.Ba/Fjala.al