Për riatdhesimin e 4 fëmijëve dhe gruas shqiptare nga Siria ka reaguar dhe Ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka përcjellë një mesazh nëpërmjet një statusi në Tweeter lidhur me operacionin e shpëtimit nga kampi ‘Al-Hol’ të Endri Dumanit, Floresha Rashës dhe 3 fëmijëve të saj.
Kim thotë qeveritë duhet të vijojnë të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria, ndërsa shton se është e mrekullueshme të shohësh fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS.
“E mrekullueshme për të parë këta fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS. Shpresoj se hapat e tjerë do të ndjekin.
Qeveritë duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria në mënyrë që ata të rehabilitohen dhe, kur justifikohet, të përballen me drejtësinë”, shkruan Kim./Bl.Ba/Fjala.al
