Një tjetër sulm terrorist është regjistruar në Francë, pak orë pasi mëngjesin e sotëm u vranë 3 persona dhe të tjerë u plagosën në Katedralen e Notre-Dame.
Ky sulm i dytë ka ndodhur në Avignon në jug të Francës, ku një person ka sulmuar policinë duke bërtitur ‘Allahu Akhbar”.
Autori u qëllua për vdekje nga policia pasi kërcënoi me thikë kalimtarët në rrugë. Dyshohet se i dyshuari ka qenë me origjinë turke.
Kujtojmë se pak orë më parë rreth orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të enjteje një sulm me thikë ndodhi në Katedralen e Notre-Dame ku si pasojë mbetën të vdekur tre persona, ku një prej tyre iu pre koka.
Këto sulme vijnë brenda pak ditësh nga vrasja e mësuesit francez Samuel Paty, të cilit iu pre koka në Paris këtë muaj nga një ekstremist islamik, pasi ai përdori karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë për lirinë e shprehjes./Re.gu/fjala.al