Pas Francës, Belgjikës, Irlandës dhe Greqia ka rikthyer masat kufizuese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka bërë me dije për mediat këtë të shtunë se shteti ka ndërmarrë disa masa të reja në mënyrë që vala e dytë e Covid-19 të jetë nën kontroll.
Masat e reja parashikojnë, ndalimin e qarkullimit nga mesnata deri në orën 05:00 të mëngjesit si dhe mbylljen e restoranteve në të gjitha zonat ‘portokalli’ dhe të ‘kuqe’. Mitsotakis ka bërë të ditur se masat do të hyjnë në fuqi të martën në mëngjes dhe do të jenë të vlefshme për një muaj.
Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë konfirmuar 1.690 raste të reja./r.garkiva.fjala.al/