Një 59- vjeçar është arrestuar në kuadër të një operacioni policor të koduar “Kaçinari”.
Policia e Lezhës njofton se Nikoll Gjeta u arrestua pas informacioneve se në banesën e tij në fshatin Kaçinar të Mirditës mbante lëndë narkotike.
Por gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Gjetës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 17 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Armëmbajtja pa leje”./Bl.Ba/Fjala.al