Një aksident i fortë ka ndodhur në Ndroq, Tiranë. Mësohet se një makinë ka përplasur një çift që ishte duke pritur autobusin.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur edhe rrethanat e aksidentit.
la.mi/Fjala.al