Pas takimit me studentët, kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Rama ka publikuar një video të Bashës nga takimi ku thotë “Dhe për ata që vijnë me të ardhura mbi 640 milion lekë do tu përgjysmohet tarifa”.
Ndërkohë, për këtë lapsus, Rama shkruan: “Obobo studentëve me të ardhura mbi 640 milionë̈ lekë (në muaj besoj) do t’iu përgjysmohet tarifa. Të reja apo të vjetra o Njish?!”.
Kujtojmë se në një takim me studentët në Qytet Studenti, kreu i Partisë Demkratike, Lulzim Basha u shpreh se nuk mund të shmangej vala e dytë e pandemisë, duke shtuar se qeveria nuk ka marrë asnjë masë.
“Këta nuk kanë marrë masa për testimet, nuk testojnë të sëmurët. Sa më shumë të infektohet aq më pak shtretër do të kenë spitalet e mbingarkuara. Vala e dytë e infeksionit është një realitet që nuk e ndal dot askush. Ama unë kam 5 javë që i kërkoj që të marrin masa, të rritë testimet”, u shpreh Basha./Re.Darkiva.fjala.al/