Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi vazhdojnë punën e tyre kërkimore për gjetjen e trupave nën rrënoja.
Mësohet se ata kanë mundur të nxjerrin të hënën nga rrënojat e një ndërtese të shembur dy vajza, të cilat u dërguan menjëherë drejt urgjencës spitalore.
Vajzat, të moshës 3 dhe 14-vjeçare kishin qëndruar aty për gati tri ditë. Më e vogla, tre vjeç, arriti të shpëtojë pavarësisht plagëve të marra, duke u shënuar si personi i 106 i shpëtuar. Motra tjetër e pati të pamundur të përballonte plagët e marra dhe humbi jetën.
Numri i viktimave nga tërmeti i ditës së premte ka shkuar në 87 persona. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur shumë trupa të pajetë nën rrënoja në Izmir, i cili është qyteti i treë më i madh i Turqisë dhe më i prekuri nga fakteqësitë natyrore.
Zyrtarët kanë deklaruar se 220 të mbijetuar nga tërmeti janë ende të shtruar në spital dhe katër prej tyre ishin në gjendje të rëndë.
Tërmeti gjithashtu shkaktoi një cunami të vogël që goditi Samos dhe rrethin Seferihisar të Izmirit, nga përmbytja e të cilit humbi jetën një grua.
Lëkundjet janë ndjerë në të gjithë Turqinë perëndimore, duke përfshirë Stambollin si dhe në kryeqytetin grek të Athinës.
Turqia ka një ndërthurje të ndërtesave të vjetra dhe ndërtimeve të paligjshme, të cilat mund të çojnë në dëme serioze dhe vdekje kur goditen nga tërmetet.
Rinovimi urban është duke u zhvilluar në qytetet turke, por kjo nuk po ndodh me ritme të shpejta.
Shteti turk është zonë sizmike dhe njihet për tërmetet e forta.
Në vitin 1999, dy tërmete të fuqishme vranë rreth 18,000 njerëz në Turqinë veriperëndimore./Re.Darkiva.fjala.al/