Një historian që grabiti varret e 29 vajzave të reja dhe jetoi me kufomat e mumifikuara ka refuzuar t’u kërkojë falje prindërve të tyre.
Kjo vjen ndërsa ai apelon të lirohet nga spitali psikiatrik në mënyrë që të shkojë dhe të jetojë me të dashurën e re,
Siç raporton ‘Dailymail’, Anatoly Moskvin, 53 vjeç, nga Nizhny Novgorod i Rusisë, i ktheu fëmijët e vdekur në ‘kukulla’, duke i veshur me çorape, rroba dhe çizme deri në gju. Ai u vendosi buzëkuq dhe grimoi fytyrat e tyre.
“Këto vajza janë vajza. Sipas mendimit tim nuk kanë prindër. Unë nuk njoh asnjërën prej tyre. Përveç kësaj, ata varrosën vajzat e tyre dhe këtu besoj se të drejtat e tyre mbaruan”, pohoi ai.
Rusi me arsim të lartë – një ekspert i varrezave – shënoi ditëlindjen e secilës prej viktimave të vdekura në dhomën e tij të gjumit.
Prindërit e tij që jetonin në të njëjtën banesë në qytetin rus Nizhny Novgorod pretenduan se nuk dinin asgjë nga aktivitetet makabre të djalit të tyre.
Grabitësi i varrit ka refuzuar t’u kërkojë falje prindërve të viktimave ndërsa ndoqi një seancë kujdestarie mes përpjekjeve për t’u liruar nga spitali psikiatrik./Bl.Ba/Fjala.al