Rusia ka raportuar më shumë se 18 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, duke shënuar kështu për pesë ditë me radhë një numër rekord personash të infektuar.
Task-Forca e qeverisë për koronavirusin të martën regjistroi 18.648 raste të reja. Rekordi i mëparshëm ishte më shumë se 11.000 persona të infektuar në ditë, një rekord ky i vendosur në pranverë.
Rusia për momentin është vendi i katërt në botë që ka shënuar një shifër kaq të lartë infektimi, duke kapur shifrën 1.6 milionë persona.
Që nga fillimi i pandemisë, vendi ka shënuar 26 mijë viktima.
Rusia ka pësuar një rritje të numrit të personave të infektuar në dy muajt e fundit, duke parë një rritje ditore me mbi 5 mijë raste të reja në 24 orë në fillim të muajit shtator, si dhe duke pasuar me 18 mijë të infektuar në ditë përgjatë kësaj jave.
Autoritetet i kanë rezistuar një izolimi të dytë, pavarësisht raportit të spitaleve që flet për mbingarkim të kapaciteteve dhe mungesë ilaçesh.
Rusia është shteti i parë që hodhi në qarkullim vaksinën kundër Covid-19, pa përmbushur tri fazat e testimit.
Në vend është rritur mosbesimi ndaj këtyre vaksinave, duke refuzuar kryerjen e tyre.
Pjesa e popullsisë që nuk dëshirojnë të vaksinohen kundër Covid-19 është rritur në 59% në tetor dhe gati 54% në muajin gusht.
Skepticizmi ndaj saj vjen pavarësisht shifrave rekord të të infektuarve apo numrit në rritje të viktimave. /Re.Darkiva.fjala.al/