Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmë në Kamëz pas një sherri me thika.
Mësohet se pas një konflikti banal 19-vjeçari Arbër Tafhasi, i ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar me thikë 20-vjeçarin Erisjon Mema, duke i shkaktuar atij plagë të rënda.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekeve, ndërsa 19-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia./Bl.Ba/Fjala.al