Më tre dhjetor të vitit 1965, juria e një gjykate federale në Montgomery të shtetit Alabama, e përbërë vetëm nga të bardhë, shpalli fajtorë tre anëtarë të organizatës raciste të Ku Klux Klan-it, në lidhje me një vdekje.
Tre të pandehurit u gjetën fajtorë sipas ligjit të vitit 1870, që ndalonte çdo lloj bashkëpunimi për t’u hequr të drejtat civile qytetarëve amerikanë.
Akuzat u ngritën pas vrasjes së Viola Liuzzo-s, një grua e bardhë shtëpiake nga Detroiti i Miçiganit, e cila kishte shkuar në Alabama për të punuar gjatë fushatës për regjistrimin e e zezakëve për të votuar.
Zonjën Liuzzo e panë për herë të fundit një mbrëmje vonë, në një rrugë fshati të Alabamës. Pjesëtarrët e Ku Klux Klanit u dënuan me 10 vjet burgim për vrasjen e saj.
Më 2 dhjetor, një tjetër juri e përbërë vetëm nga të bardhë gjeti fajtor për vrasje një tjetër pjesëtar të Ku Klux Klanit, për vrasjen e zezakut Willie Brewster.
Duke reaguar ndaj këtyre dënimeve, presidenti amerikan Lindon Johnson tha se kombi amerikan mund të merrte kurajo se në jugun e Shteteve të Bashkuara kishte nga ata që besonin në drejtësinë pa dallime racore.
l.markiva.fjala.al/