Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare një prej figurave të njohura të sporteve të ujit. Epidemia e Covid-19 i ka marrë jetën njërit prej notarët më të shquar në historinë e sportit shqiptar, Ilir Gjebrea.
Prej ditësh ai ishte infektuar dhe luftonte me sëmundjen e rrezikshme, teksa të shtunën e ka humbur betejën me këtë virus të rrezikshëm.
Gjebrea ka qenë një nga rekordmenët e notit që ka garuar kryesisht në 100 dhe 200 metra. Kështu, një tjetër emër legjendar i sportit shqiptar ka humbur jetën nga virusi korona. Ilir Gjebrea, ish-notar i njohur me nofkën “Peshkaqeni” në rininë e tij, nuk arriti të fitojë betejën me “Covid-19”-ën.
Gjebrea ndërroi jetë të shtunën. Për disa ditë, ish-rekordmeni dhe kampioni po trajtohej pasi ishte infektuar me virusin korona, ndërsa humbi jetën në banesën e tij në Tiranë. Pas tërheqjes nga noti, Gjebrea punoi si trajner i moshave të reja, duke nxjerrë notarë mjaft të zotë.