Koronavirusi i ka marrë jetën mëngjesin e sotëm mjekut të njohur gjinekolog, Leonard Kamberi.
Mësohet se mjeku 50-vjeçar ishte i shtuar prej 2 javësh në Tiranë, pa mundur të fitojë betejën me virusin e rrezikshëm.
Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës, ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës.
Në një mesazh Fakulteti i Shëndetit të Universitetit “Ismail Qemali” shprehet: “Jeta e çdo njërit prej nesh është e vyer, por jeta e një mjeku është aset për njerëzimin, për mijëra emra pacientësh të shëruar. Dr Leonard Kamberi, obsetri ynë i talentuar, kolegu ynë i dashur, pedagogu i përkushtuar, profesionisti që mirëpriste me fjalën e tij të ëmbël dhe me parimet e larta të mjekësisë.
Na hidhërove shumë dr. Nardi, një dhimbje e madhe për prindërit, për motrat, të afërmit, miqtë, kolegët, pacientët dhe për komunitetin që i shërbeve aq denjësisht. Dhembje dhe lutje të pafundme për ju!”
Ndarja e tij nga jeta, shënon humbjen e dytë brenda dy ditësh në radhët e personaliteteve të nderuara të Vlorës, pasi dje, Covid 19 i mori jetën edhe dhe ish-pedagoges, Dafina Brokaj./Bl.Ba/Fjala.al