Reperi Arkimend Lushaj i njohur gjerësisht si ‘Stresi’ prej mëngjesit të sotëm është në kërkim për protestën e mbrëmjes së kaluar në Tiranë.
Pavarësisht se ai tashmë zyrtarisht kërkohet nga Policia, Stresi ka dalë duke bërë xhiro me makinë dhe duke dëgjuar muzikë.
Ai sfidon shtetin duke kënduar një këngë të tijën me fjalë fyese. Ditën e djeshme Stresi u pa të ishte në ballë të protestës për vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë.
Sakaq, uniformat blu njoftuan se mbi këngëtarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./Bl.Ba/Fjala.al