Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për 57-vjeçarin Ajet Dume i cili për dy vite me radhë abuzoi seksualisht me një 10-vjeçare nga Kuçova.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e Ajet Dumes, në lagjen ‘1 Maji’ në Kuçovë. Prej 3 vitesh familja e vajzës jetonte në banesën e Ajet Dumes.
Të shpërngulur nga një fshat i Skraparit, familja e 10-vjeçares ishte vendosur në dy dhoma në pronësi të 57-vjeçarit, të cilat ndodheshin në të njëjtin banesë. E mitura e identifikuar me inicialet A.D., ka denoncuar burrin dhe është nga prindërit tek një psikologe, ku ka shpjeguar gjithë historinë e abuzimit 2-vjeçar.
Pas denoncimit të bërë, minorenia 10-vjeçare si dhe vizitës mjeko-ligjore, është vërtetuar se mbi të është abuzuar në mënyrë sistematike. Pasi ka kryer të gjitha veprimet e para proceduriale, policia e Beratit vuri në pranga 57-vjeçarin Ajet Dume, nën akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me të mitura”./r.garkiva.fjala.al/