Ka nisur dhe në qytetin e Durrësit protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.
Deri më tani shihet se dhjetëra qytetarë janë mbledhur dhe kryesisht të rinj kanë marshuar në rrugët e qytetit duke kërkuar drejtësi.
Me thirrjet “Jo dhunës policore”, “Rama ik” dhe pankarta “Unë jam Klodiani”, ata kanë shkuar në Policinë e Durrësit. Protestuesit kanë bllokuar rrugën “Aleksandër Goga” duke bllokuar qarkullimin. Forcat e policisë janë të pranishme, por nuk ka ndërhyrje.