Një orë pas nisjes së protestës në Tiranë, policia ka hedhur gaz lotsjellës në rrugën ‘Myslym Shyri’. Duket se kjo është strategjia e forcave policore, për të dëbuar protestuesit.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga arkiva.fjala.al/, dhjetëra qytetarë janë mbledhur dhe në protestën e sotme.
Bëhet me dije se kanë nisur edhe shoqërimet e para të policisë në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë.