Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të kësaj të diele duke u shkrumbuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit, ku një automjet tip “Audi” me targë As 019 SC është përfshirë nga flakët.
Automjeti rezultoi se është në pronësi të Hyrjan Boshnjaku dhe ishte i parkuar në rrugë pranë pallatit ku banon ky person.
Si pasojë e ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës u arrit të shuheshin flakët, por automjeti ishte djegur pjesërisht.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./Bl.Ba/Fjala.al