Bylis-Kastrioti 2-1 dhe Tirana-Apolonia 3-0, Lushnja mund 1-0 Flamurtarin në Vlorë. Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore, i luan sot të gjitha takimet e javës së 8-të. Dy prej këtyre takimeve u zhvilluan pasdreke dhe, në Ballsh, Bylisi ka mundur Kastriotin 2-1, me të gjithë golat të shënuar në pjesën e parë. Kjo ishte fitorja e parë për Bylisin këtë sezon.
Ndërsa në kryeqytet, aty ku pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, Tirana ka shënuar 3 herë në atë të dytën për të mposhtur Apoloninë me rezultatin 3-0 dhe për të gjetur fitoren e 3-të të sezonit. Ndërkaq, 3 takimet e tjera të javës së 3-të të Kategorisë Superiore, Vllaznia-Partizani, Teuta-Laçi dhe Kukësi-Skënderbeu, nisin të luhen në ora 16:45.
Ndërkohë, edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategoria e Parë, ka luajtur sot takimet e javës së 8-të në të dy grupet e tij. Dhe takimi më i spikatur i javës është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport. Lushnja ka mposhtur Flamurtarin me një gol të vetëm, të shënuar në pjesën e dytë, duke korrur kështu fitoren e 3-të në këto 7 javë të grupit B ose grupit të Jugut.
l.markiva.fjala.al/