Kjo mund të cilësohet si periudha më e paqtë dhe e bukur e vitit, veçanërisht për fëmijët që besojnë historinë e Babagjyshit dhe dhuratat që ai sjell.
Jemi pikërisht në atë kohë kur në çdo shtet të botës, njerëzit po presin Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Ata që po i presin festat me padurim janë fëmijët të cilët kanë filluar t’i shkruajnë letra Babagjyshit duke i shprehur dëshirat.
Por në çdo shtet të botës, babagjyshi ka një emër të veçantë. Pra jo të gjithë e thërrasin atë Santa Claus. Le t’i zbulojmë emrat me radhë.
SH.B.A – Santa Claus

Mongoli – Uvlin Uvgun

Itali – Babbo Natale

Bjellorusi – Zjuzja

Francë – Per Noel

Armeni – Kakand Papi

Hollandë – Sinterklas

Gjeorgji – Tovlis Babua

Finlandë – Julupuki

Poloni – Shvjete Mikolaj

Kinë – Shënta Lauren

Estoni – Juluvana

Britani – Babai i Krishtlindjeve

Rusi – Ded Moroz

Suedi – Jultomten
