Policia e Tiranës ka arrestuar të riun nga Kosova, i cili akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren bukuroshe Luana Vjollca. Lajmi konfirmohet për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Dorjana Bezat. Mësohet se 29-vjeccari Ajdin Morina u arrestua në orët e para të mëngjesit.
Bezat raporton se Morina nga Gjakova kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Luana Vjollcës, ndërsa ai është arrestuar në flagrancë.
Të njëjtin person Luana Vjollca e ka denoncuar edhe në maj të 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.