Aktorja Jennifer Coolidge në një intervistë në “The Kelly Clarkson Show” për të promovuar filmin “Promisin Young Woman”, tregoi më shumë për jetën e saj.
Ajo kujtoi dhe ca nga aventurat e saj të disa viteve më përpara.
Coolidge vazhdoi të tregonte historinë e një prej përvojave më të çmendura, duke shpjeguar:
“Disa vite më parë, kam qenë në Hawaii me pushime dhe kur je me pushime vetëm, ke mundësinë të krijosh çdo gjë që do.”
Aktorja vazhdon:
“Përfundova duke dalë me dy djem të mrekullueshëm, që ishin shokë të ngushtë dhe më pëlqenin të dy, kështu që iu thashë se kisha një motër binjake identike dhe dola me të dy, për dy javë.”
Mesa duket, asgjë s’e ndalon aktoren të dalë me 2 burra, përveç faktit që është vetëm 1 person. Megjithëse dhe për këtë zgjidhja u gjet: Një motër binjake e rreme.
Prezantuesja (dhe këngëtarja) Clarkson mendon se “kjo duket rraskapitëse” dhe vetë aktorja pranon:
“S’e di nëse do kisha guxim ta bëja tani, por në atë kohë ishte një vendim i shkëlqyer. Kur je më e re, mund t’ia hedhësh me çdo gjë.”
Njerëzit tani presin një film me këtë histori. Ku i dihet!