421 – Constantius III u bë perandor i Perandorisë Perëndimore Romake.
1290 – Lindi Afonso IV, mbret së Portugalisë (vdiq më 1357).
1828 – Në qytetin e Nantes, në Francën Perendimore, lindi Jules Verne, shkrimtar francez (vdiq më 1905).
1587 – U nda nga jeta Mary I Stuart, mbretëreshë së Skocisë (lindi më 1542)
1904 – Forcat Detare të Japonisë sulmuan befasisht Port-Arturin duke shkatërruar pothuajse të gjithë flotën ruse. Kjo ngjarje i dha start luftës gati 2-vjeçare ruso-japoneze.
1963 – Oficerët Baathistë në drejtimin e kolonelit Abdul Salam Arif morën kontrollin e pushtetit në Irak. Kryeministri Abd al-Karim Qasim, në krye të vendit pas grushtshtetit të 1958-s me pasojë ekzekutimin e Mbretit Faisal II, u largua nga pushteti dhe më pas u vra.
1347 – përfundoi lufta cilile byzantine me një marrëveshje për të ndarë pushtetin mes John VI Kantakouzenos dhe John V Palaiologos.