Rusia ka reaguar ndaj Shqipërisë duke dëbuar një diplomat shqiptar nga vendi i saj.
Sipas Sputnik News, Ministria e jashtme e Rusisë ka deklaruar se kjo ishte një lëvizje reciproke pasi Shqipëria dëboi diplomatin Alexey Krivosheev muajin e kaluar.
Bëhet fjalë për diplomaten Jonida Drogu. Kjo e fundit kishte funksionin e sekretares së dytë të Ambasadës shqiptare në Rusi.
Sipas Sputnik News, Ministria e jashtme e Rusisë ka deklaruar se kjo ishte një lëvizje reciproke pasi Shqipëria dëboi diplomatin Alexey Krivosheev muajin e kaluar.
Tashmë diplomatja shqiptare, ka kohë vetëm 72 orë për të lënë territorin e Rusisë. Kujtojmë se Alexey Krivosheev u dëbua javë më parë pasi u kap duke shkelur masat e COVID-19 në Shqipëri dhe u shpall “non-grata”.