Natën e 22 shtatorit 1963, Julio 20 vjeçar duke u kthyer nga Majadahonda në Madrid, përfshihet në një aksident të rëndë me makinë që e la atë gjysmë të paralizuar për gati një vit e gjysmë. Shpresat që të ecte përsëri ishin minimale. Në atë kohë të vështirë, infermierja Eladio Magdaleno i dha atij një kitarë.
Julio kaloi orë pafund duke dëgjuar radio dhe shkruar poezi. Poezitë ishin melankolike dhe flisnini për shqetësimet ekzistenciale të tij rreth kuptimit të jetës dhe ekzistencës së përgjithshme të njeriut. Por kurrë nuk besonte se do të bëhej këngëtar. Për të kaluar orët e vështira të qëndrimit në shtrat, filloi të këndojë dhe rikujtojë ditët kur ishte sportist. U morr me mësimin e kitarës, duke filluar nga notat, në mënyrë që të mund të dramatizojë poezitë e tij.
Nga njëra anë forca e tij e brendshme për jetën dhe nga ana tjetër mbështetja absolute e familjes së tij, sidomos babai i tij për më shumë se një vit iu kushtua Julio dhe la mënjanë punën e tij, të gjitha këto kontribuan në mrekullinë. Pak nga pak, Julio filloi të ecë përsëri. Pas shërimit tij vendosi të ndjekë përsëri studimet e tij, kështu që shkoi në Angli për të studiuar letërsi angleze në Ramsgate dhe më vonë në Shkollën Bell Language në Kembrixh.
Disa fundjava këndoi në barin “Airport Pub” këngët e artistëve të kohës, si Tom Jones, Engelbert Humperdinck, The Beatles. Julio vazhdoi të shkruaj këngë, dhe një ditë vendosi të shkojë në një kompani diskografike për ta dëgjuar në mënyrë që të interpretohen nga disa këngëtarë të kompanisë. Menaxheri duke dëgjuar demon që kishte regjistruar Julio, duke luajtur vetëm me kitarën e tij, e pyeti: “Pse nuk i interpreton vetë meloditë e tua? dhe Julio iu përgjigj: “Sepse nuk jam këngëtar.” Në fund, e bindën dhe këndoi në festivalin e famshëm Benidorm. Në 17 korrik 1968 fiton konkursin me këngën e famshme me titull La vida Sigue Igual, më pas nënshkruan një kontratë me Columbia Discos. Në shkurt të vitit 1969 merr pjesë në Brassow Golden Stag Festival në Rumani. Të njëjtin vit fillon turneun e parë në Amerikën Latine, merr pjesë në festivalin de Vira del Mar (Kili) dhe xhiron filmin e tij të parë të quajtur “La vida Sigue Igual”.
Ndër të tjera merr pjesë në Eurovision, ndërsa është numri NJË në shitjet në mbarë botën. Fama e Julio bëhet gjithmonë e më e madhe, në vitin 1978 nënshkroi një kontratë diskografike me CBS International. Merr pjesë në jurinë e Miss Universe në vitin 1979 që zhvillohej në Australi. Në vitin 1983 në Paris, Julio Iglesias nderohet me të parin dhe të vetmin çmim “Diamond Disc” që iu dha një artisti nga Libri i Rekordeve “Gines” për rekordin e shitjeje të disqeve, regjistruar në më shumë se 8 gjuhë: spanjisht, gjermanisht, anglisht, frëngjisht, italisht, portugalisht, japonisht dhe tagalog. Në vitin 1985 merr yllin e tij në “Avenue Stars”, Hollywood, është një prej të paktëve artistë me origjinë spanjolle nderuar me këtë mënyrë.
Në vitin 1995 merr Çmimn e parë “Golde Record Award” dhënë nga Kina për një artist që nuk është me kombësi kineze. Tanimë Julio Iglesias është këngëtari më i famshëm në botë. Ai ka shitur mbi 250 milionë albume, dhe ka në pronësi më shumë se 2.600 Platinum dhe Gold albume, një rekord të dokumentuar që asnjë artist tjetër nuk ka arritur deri më tani në industrinë globale të muzikës.
