Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat.
Ai u pyet nga gazetarët se çfarë mendon për videon e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili po gatuante nga shtëpia.
Video-ja që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, u postua nga bashkëshortja e Bashës në Instagram .
Në përgjigjen e tij, Rama nuk deshi të bëjë një koment, por tha se është për t’u admiruar një person që gatuan me këpucë.
“Unë nuk dua të bëj koment. Unë mendoj që është sinqerisht për të admiruar një njeri që gatuan me këpucë”,- tha Rama.