Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një bashkëbisedim me qytetarët e Durrësit ku është pyetur nga vetë ata se nëse ekziston një plan për zgjidhjen e problemit të përvitshëm të përmbytjeve në këtë qytet.
Rama u shpreh se ka ngarkuar kryetarin e Bashkisë së bashku me stafin që të shkojë në çdo shtëpi e të bëjnë inventarin e përmbytjeve, ndërsa sipas tij ky problem do të zgjidhet me ndërhyrjen që do të bëjnë në zonë siç u veprua në zonën e Fushë-Krujë, duke nënkuptuar urën e ndërtuar në Fushë-Krujë që i dha fund përmbytjeve të qytetit.
Qytetari: Unë jam Lufti Vrioni, banor në Katund të Ri. Sa herë ka shira të dendur ne përmbytemi nga Erzeni. A ka ndonjë plan ta zgjidhi këtë problem një herë e përgjithmonë
Edi Rama: Jam i keq ardhur për atë që ndodhi. Ajo që ka rëndësi është të merreni përgjigje. Unë kam ngarkuar menjëherë kryetarin e Bashkisë që me gjithë stafin të vijë në çdo shtëpi dhe të bëjë një inventar të dëmeve. Besoj e keni parë që kanë ardhur, ju kanë kontaktuar. Angazhimi im është që sapo ne si qeveri të marrim pasqyrën e dëmeve të bëjmë atë që mundemi dhe të kompensojmë dëmet.
Problemi do të zgjidhet me ndërhyrjen që do të bëjmë në atë zonë siç e bëmë në zonë e Fushë-Krujës. Fushë-Kruja mund të kishte qenë katastrofë nëse nuk zgjidhej. Janë shumë gjëra që duhet bërë akoma sepse Shqipëria që ne kemi gjetur në vitin 2013, më vjen shumë mirë që e kanë harruar. E kanë harruar që në Shqipëri nuk kishte më kanale kulluese të pa bllokuara. Punohej gjysma e tokës që punohet