Më 12 shkurtin e 90 viteve më parë, një ditë pas përvjetorit të Pakteve të Lateranit, Papa Piu XI përuron “Statio Radiophonica Vaticana”. Kjo perlë teknologjike, ndërtuar nga Guglielmo Marconi, hapi kufijtë e botës për magjisterin e papëve. Radio Vatikanit, sot i orientuar edhe drejt ‘kufijve’ të ri të botës digjitale.
Më 12 shkurt 1931, Radio Vatikani trasmetoi nga Papa Piut XI radiomesazhin e tij drejtuar botës në praninë e Gulielmo Markonit, e Atë Gjuzepe Gjanfrançeskit S.J., drejtorit të parë të emitentes papnore.
Në një kronikë të botuar në faqen e Radio Vatikanit thuhet:
“Kanë kaluar shumë 90 vite që nga ajo ditë, po Radio Vatikani vijon ta çojë në të katër anët e Planetit zërin e Papës, të Kishës e të vëllazërimit, duke kaluar kufijtë, duke kapërcyer pa frikë pengesat politike, ideologjike, shoqërore e kulturore e duke rrokur mbarë kontinentet me mesazhin e vet të paqes e të vëllazërisë. Me mjetin e radios e pastaj të televizionit, mesazhi i Ungjillit dhe fjalët e papëve kanë mundur të arrijnë më shpejt e më lehtë ndër të gjithë popujt.
Po kujtojmë se Benedikti XVI është papa i gjashtë që vizitoi Radio Vatikanin, 3 mars 2006, pas Papa Piut XI; Piut XII, papës së dramave të Luftës II Botërore; Gjonit XXIII, papës të Enciklikës ‘Pacem in Terris’ në një botë ku sundonte lufta e ftohtë; Palit VI, që përmbylli punimet e Koncilit II të Vatikanit, përuruar nga paraardhësi i tij Gjoni XXII dhe më vonë Gjon Palit II.
E sot Radio Vatikani, përveç transmetimit me valët tradicionale ajrore, ka arritur të flasë lirisht gjuhën më të njohura e më të përparuara të multimedialitetit e të ueb-it. Me një objektiv, që ka mbetur i pandryshueshëm për 84-vjet: të çojë në botë zërin e Papës e të Kishës, të gjejë, pa u lodhur kurrë, mënyra e hapësira të reja, për të përhapur, ndërmjet lajmeve, Lajmin e Mirë të Zotit. Është një bashkësi radiofonike profesionale me 384 punonjës nga 59 kombe, me 54 gjuhë, që transmeton 23 mijë orë vjetore. Ndër gjuhët e ndryshme të botës, Radio Vatikanit flet edhe gjuhën shqipe, që nga 3 tetori i vitit 1951”.