Një artist finlandez ka krijuar një vepër arti, peisazh pranë kryeqytetit finlandez Helsinki. Me ndihmën e 11 vullnetarëve të veshur me këpucë dëbore, artisti Janne Pyykko zbukuroi edhe më shumë dëborën në një fushë golfi.
Pyykko projektoi në kompjuterin e tij modelet komplekse gjeometrike të cilat më vonë do të zbukuronin borën.

Modeli qendror është i rrethuar nga gjashtë rrathë gjigandë, 160 metra dhe u deshën plot dy ditë për ta realizuar.

Gazeta finlandeze “Helsingin Sanomat” madje raportoi se mund të jetë arti më i madh i dëborës i prodhuar ndonjëherë në vend. Pykko tha se ishte “një sfidë shoqërore dhe një sfidë vizuale”, duke pasur parasysh planifikimin e kërkuar për të bërë një spektakël kaq madhështor.

Veprat e artit mund të zgjasin vetëm disa ditë për shkak të erërave të forta apo reshjeve të dëborës, por fatmirësisht një numër fotografish spektakolare me dron kapën madhështinë e veprës nga lart.