Kryeministri Edi Rama do të bëjë një vizitë dy ditore në Itali.
Bëhet me dije se Rama do të udhëtojë drejt Italisë më 5 dhe 6 mars, në 30 vjetorin e eksodit masiv të shqiptarëve drejt Italisë.
Lajmin e ka bërë me dije këshilltari rajonal i Partisë Demokratike, Maurizio Bruno. Ai tha se kryeministri Rama do të vizitojë Barin dhe Brindisin.
“Epo unë jam i lumtur që mund të njoftoj se në 5 dhe 6 Mars kryeministri shqiptar Edi Rama do të jetë i pranishëm së pari në Bari dhe më pas në Brindisi për të kujtuar 30-vjetorin e eksodit masiv të shqiptarëve në Itali,” tha ai.
Kujtojmë se në fillim të marsit të vitit 1991 mijëra shqiptarë u larguan nga vendi, duke shfrytëzuar anijet e ankoruara në kalatat e portit më të madh të Shqipërisë.
Duke sjellë në vëmendje shifrat e asaj kohe, vetëm në javën e parë të marsit të 91-shit, në portin e Brindizit janë ankoruar 24 mjete lundruese të madhësive të ndryshme, me një numër shumë të madh të qytetarëve nga Shqipëria.