Britanikët e rinj të shëndetshëm do të paguhen deri në 4,500 paund (5200 euro) për t’u infektuar qëllimisht me koronavirus në një provë të re. Studimi novator do të hapë rrugën për të provuar vaksinat dhe për të hetuar efektin e varianteve tek njerëzit.
Testimi i parë i këtij lloji që heton se si preken njerëz do të fillojë muajin tjetër.
Rreth 90 vullnetarë të moshës 18 deri 30 vjeç do të ekspozohen ndaj një sasie të vogël të koronavirusit në një mjedis të kontrolluar në Royal Free Hospital të Londrës. Shkencëtarët e Imperial College në Londër dhe ekspertët e NHS do të monitorojnë vullnetarët për dy javë e gjysmë dhe për 12 muaj të tjerë për të gjetur çdo mundësi të zgjatjeve të efekteve të Covid.
Profesori Sir Terence Stephenson, kryetar i Autoritetit të Kërkimeve Shëndetësore (HRA), tha: “Fillimisht do të jetë e detyruar 17 ditë në karantinë dhe nuk mund të vizitoheni nga asnjë anëtar i familjes, miqtë apo të afërm. 1,500 paund e parë për 17 ditë ne kemi caktuar një shumë prej 88 paund (100 euro) në ditë, gjë që nuk mendoj se dikush do ta kuptonte se ishte një detyrim apo nxitje qesharake”.
Studimi përfundimisht do të jetë në gjendje të testojë çdo vaksinë ose nxitës të ri që mund të jetë i nevojshëm për të luftuar variantet e Covid, por ky element i testimit ende nuk është aprovuar.
Eksperti shpjegoi se do të duhen afërsisht tre deri në katër muaj, për të testuar një variant të ri të virusit, nëse kjo kërkohet.
Si të aplikosh nëse jeton në Britani?
Ekipi është ende në kërkim të vullnetarëve – me njerëz që nuk kanë qenë më parë të ekspozuar ndaj Covid. Aplikimi bëhet online duke klikuar këtu.
Pasi regjistrohesh, me disa të dhëna, kontaktoheni nga përgjegjësit e studimit.