Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ‘eliminimin’ e çiftit Pasho 6 vite më parë. Eshtrat e tyre u gjetën vitin e kaluar në disa valixhe të braktisura.
Sipas mediave italiane, pretendohet se janë gjetur gjurmë nëlavamanin e aprtamentit nga gjaku i trupave të masakruar. Këto gjurmë mund të jenë një provë e fortë për të identifikuar autorin. Çifti Pasho kishin shkuar në Itali një muaj para se të zhdukeshin, për të takuar djalin e tyre, i cili lirohej nga burgu më dy nëntor. Kontaktet e fundit të familjarëve kanë qenë më 1 nëntor.
Elona Kalesha ishte e fundit që i pa, ??e cila kishte marrë me qira shtëpinë ku mendohet të jetë kryer krimi dhe sipas mediave italiane janë gjetur gjurmët e gjakut. Prokurori dyshon plotësisht rreth Elonës dhe mistereve që ajo mbart, siç është shtatzënia e saj e ndërprerë disa ditë para se i dashuri i saj të lirohej nga burgu, si dhe vdekja së çiftit Pasho.