Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Fier për të inspektuar punimet në spitalin rajonal Memorial që po ndërtohet. Kreu i qeverisë tha se puna po ecën shumë mirë, si orë zviceriane dhe se beson se brenda 3 muajve punimet do të mbyllen.
Ndërkohë ai iu përgjigj dhe akuzave të Presidentit Ilir Meta, sipas të cilit, Rama po bën vaksinim selektiv dhe jo masiv të popullsisë kundër Covid-it
“Presidenti është në fakt, Meta është shpërdorues i rolit që ka, thirrjet e tij vijnë nga këshillat e Peço Vasilit, që kur drejtonte ai është koha më e zymtë e errët para se ne të merrnim detyrën. Vaksinimi do nisë nga moshat 80 plus, Tinka Kurti e Reshat Arbana nuk duhet të presin radhën për t’u vaksinuar, unë mendoj ndryshe. Ky njeri është bërë si dordolecët që vihen në fusha për të trembur zogjtë,” tha Rama.