Nënë e bir janë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit pas një sherri për parkingun. Autori Zyber Juba është banor i lagjes nr. 12 në Durrës, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10. 45-vjeçari Zyber Juba fillimisht është përleshur me grushte, shkelma dhe sende të forta me Flamur Çermën rreth 23-vjeç, ndërsa më pas ka nxjerrë armën duke e qëlluar të riun dhe nënën e tij, V. Çerma rreth 45-vjeçe që ka qenë në vendin e ngjarjes.
Gazetari i ABC, Leonidha Musai raporton se nënë e bir me plagë në këmbë janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP NUIS/NIPT : L92423005H
Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.