Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur ditën e sotme në autostradë Tiranë-Durrës.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë tre makina. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe mjetet kanë dëme të konsiderueshme. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.
Aksidenti ka sjellë dhe bllokimin e rrugës dhe ka krijuar një trafik të gjatë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.