Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kampin e refugjatëve në Mytilene në Greqi, ku një vajzë 26-vjeçare në muajin e tetë të shtatzënisë i ka vënë flakën vetes.
Bëhet me dije se gruaja kishte bërë një kërkesë për të shkuar në Gjermani, por që nuk ishte pranuar për shkak të shtatzënisë së përparuar.
Në shenjë proteste gruaja nënë e dy fëmijëve të tjerë i ka vënë flakën vetes.
Kanë qenë autoritetet e Ministrisë së Emigracionit dhe Azilit që kanë reaguar menjëherë. Ata e kanë dërguar 26-vjeçaren në spital, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, gjithashtu autoritetet po kujdesen dhe për shëndetin e saj psikologjik.