Aktori i njohur francez Gerard Depardieu ndodhet në hetim për përdhunim dhe dhunë seksuale ndaj një aktoreje të re në verën e vitit 2018, por vetë aktori e mohon këtë akuzë.
Sipas raportimit të mediave franceze, hetimet kundër aktorit 72-vjeçar filluan më 16 dhjetor të vitit 2020.
Aktorja 22-vjeçare akuzon aktorin e famshëm për përdhunim dhe sulm seksual, që sipas saj ka ndodhur në në gusht të vitit 2018.
Ajo tha se incidenti ka ndodhur në shtëpinë e aktorit francez në Paris më 7 dhe 13 gusht 2018.
Gerard Depardieu ka luajtur në rreth 200 filma dhe ka bërë një sukses të jashtëzakonshëm në Hollywood.
