Dy pesona janë arrestuar ditën e sotme një 39 dhe 45 vjeçar në Messina (Itali) nga policia financiare.
Francesco Minissale dhe Gregorio Fiumara udhëtonin me ambulancë në të cilën kishte 30 kg marijuanë në bord. Zbulimi u bë gjatë kontrolleve në automjetet që zbresin në Messina nga Villa San Giovanni, pasi një qen droge kishte nuhatur.
Nuk dihet nëse ata kanë qenë të punësuar me ndonjë spital, apo thjesht e kanë marrë mjetin tip ambulancë për tiu fshehur Policisë. Ata do të përballen tashmë me akuzën e trafikut të drogës.