Vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve mbi 80 vjeç vijon edhe sot në qendrën e vaksinimit në Arenën Kombëtare.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizituan të moshuarit që po vaksinohet ditën e sotme.
“Kemi lajmë të mira, por sfida është të sigurojmë një sasi të kosiderueshme”, theksoi Rama.
Kryeministri njoftoi se brenda dy javëve të para të marsit COVA do të sjellë në Shqipëri vaksinën AstraZeneca me të cilën do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve.
“Nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve”- tha ai.