Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Ora News ka refuzuar mundësinë e vaksinimit anticovid.
Berisha: Absolutisht jo. Sepse është një tragjikomedi e turpshme kjo që ndodh me vaksinën.
Kujtojmë se kryeministri Rama njoftoi se brenda dy javëve të para të marsit COVAX do të sjellë në Shqipëri vaksinën AstraZeneca me të cilën do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve.
“Nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve”– tha ai.
arkiva.fjala.al/