Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi u përfshi në aksidentin e rëndë në aksin Fier-Vlorë.
Burime për abcnews konfirmojnë se i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e përplasjes.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka bllokuar totalisht këtë aks. Lëvizja e mjeteve është zhvendosur në rrugën e vjetër që lidh Fierin me Vlorën. Kështu, autostrada po funksionon vetëm me një krah.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, është përplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi A. K, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.