Fotoreporteri i njohur i sportit, Luigj Preçi është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare, për shkak të covid-19.
Me një karrierë 60 vjeçare, Preçi ishte një nga ata fotografë që ka përcjellë një pjesë të mirë të futbollit shqiptar.
Ai ka mbuluar për thuajse 60 vjet aktivitetet e kampionatit, kupës dhe aktiviteteve ndërkombëtare. Më shumë ai ka qenë si fotoreporter në aktivitetet e klubit Partizani dhe ekipit Kombëtar.
Për kontributin e tij është vlerësuar edhe nga FSHF me rastin e 80-vjetorit të lindjes.
