Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli reagon në Twitter pas takimit me kryeministrin Edi Rama.
Sipas kreut të PE, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për fillimin në kohë të konferencës së parë ndërqeveritare.
Sassoli shton se, BE është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19.
Sassoli:
Takim i shkëlqyeshëm me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Shqipëria po avancon në reformat kryesore në rrugën e pranimit në BE. Prandaj shpreha mbështetjen e Parlamentit Europian për fillimin në kohë të konferencës së parë ndërqeveritare.
BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër COVID-19.
