Carla Bruni tha se ‘lufta vazhdon’ në një postim në Instagram sot pasi burri i saj, ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy u shpall fajtor për korrupsion.
Sarkozy-së iu dha sot një dënim me tre vjet burg, me dy vjet që iu hoqën. Por ekziston dhe mundësia e arrestit shtëpiak me një byzylyk elektronik. Ish-Presidenti është pothuajse i sigurtë se do të apelojë dhe mbetet i lirë.
Kantautorja 53-vjeçare Carla Bruni shprehu në Instagram zemërimin e saj për vendimin e gjykatës.
Ajo hodhi një foto intime të çiftit dhe shkruajti: “Çfarë situate e çmendur dashuria ime @nicolassarkozy …. Lufta vazhdon, e vërteta do të mbizotërojë”.

Jo shumë kohë pasi burri i saj u shpall fajtor dhe ajo postoi mesazhin e saj në Instagram, Carla Bruni u pa në Paris.
Nicolas Sarkozy u shpall fajtor për korrupsion sot në një gjykatë në Paris dhe u dënua për përpjekjen për të ndikuar në mënyrë të paligjshme tek një gjykatës gjatë kohës që ishte në detyrë.