Një tërmet i fuqishëm goditi sot pak para mesditës Greqinë. Sipas të dhënave të para tërmeti ishte me madhësi 6.3 i shkallës Rihter me epiqendër pranë Larisas dhe me thellësi rreth 10 km.
Disa sekonda më vonë është regjistruar një tjetër lëkundje me madhësi 4.6. Dridhjet e tokës u ndjenë në Athinë dhe pjesë të tjera të Greqisë Perëndimore.