Një grua izraelite ka zbuluar se si kalvaret e saj të tmerrshëm të përdhunimit e kanë frymëzuar atë të bëhet një kampione për të drejtat e femrave dhe ku kërkon të mbajnë armë me vete.
Orin Julie, 26, e cila njihet si ‘The Queen Of Guns’ rregullisht promovon fuqizimin e femrave, ndërsa pozon me koleksionin me armë gjigande, shkruan Daily Mail.
Ajo shpreson që mesazhi i saj do të dëgjohet nga zyrtarët e qeverisë lokale, duke lejuar më shumë gra në vend që të mbajnë legalisht një armë për mbrojtje.
“Unë kam qenë një viktimë e përdhunimit dy herë në jetën time, hera e parë ishte në moshën tetë vjeç. Unë u abuzova seksualisht nga një burrë i moshuar. Më preku aq shumë sa që humba gjithë besimin dhe u tremba nga gjithçka. Unë u ktheva në një fëmijë vërtet të mbyllur me pak miq dhe isha gjithmonë dyshuese ndaj të rriturve, nuk kisha besim tek ata”, u shpreh Orin.
Orin tragjikisht u bë viktimë e përdhunimit vetëm disa vite më vonë, kur ajo ishte 15 vjeç nga i dashuri i saj.
“Unë hyra në depresion dhe qëndrova në shtëpi, nuk shkova as në shkollë, kjo ndikoi në çdo pjesë të jetës sime”, u shpreh ajo.

