Kryeministri Rama prezantoi sot inxhinieren e ndërtimit Luljeta Bozo si kandidate për deputete e PS-së në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Teksa prezantoi sot programin për rindërtimin, kreu i qeverisë ftoi në skenë për t’ju bashkuar aktivitetit, Bozos, që e cilësoi atë njeriun e duhur që ishte aty në kohën e duhur.
“Më lejoni që të ftojë dikë që me siguri do ta njihni. E keni njohur në një momentet vështirë, kur ra tërmeti. Kur shpërndaheshin lajme të rreme për tërmetin që do të binte në orën filan e filan, nga ata të cilët shpifnin. Qytetarët kishin nevojë për zërin e dikujt që i lehtësonte dhe i qetësonte nga maja e një jete të gjatë profesionale, e një integritet të pacenueshëm moral në profesion. Një eksperiencë e gjatë si nënë dhe si gjyshe. Dua që Luljeta Bozo të jetë këtu me mua. Që Luljeta Bozo të mund të përcjellë idenë se ne kemi bërë shumë, por jo aq sa është mjaftueshëm për të thënë; oh sa mirë. Kjo vlen dhe për PS, por edhe për përpjekjet tona. Luljeta të falënderoj shumë për mundimin dhe ne sot jemi këtu për të bërë një përmbledhje të adresimit të plagëve të rënda që hapi tërmeti. Besoj për të gjitha këto arsye, vlen dhe për ato arsye që ne t’i shpjeguam. Je njeriu i duhur, në kohën dhe vendin e duhur. Jo vetëm për ato momente kur u bërë një nënë, motër, gjyshe e dashur për qytetarët. Por dhe në pjesën pas, pasi ndihma jote ka vazhduar dhe ka qenë e vyer.”, -tha Rama.
Në fjalën e saj inxhinierja Bozo tha se nga tërmeti i 26 Nëntorit kemi mësuar të gjithë, ndërsa theksoi se qeveria veproi në kohë. Inxhinierja kujtoi gjithashtu tërmetin e Italisë 10 vite më parë, duke thënë se njerëzit të cilët mbetën të pastrehë vijojnë ende të jetojnë në rulota dhe pas kaq vitesh.
“Tërmeti është një dukuri e frikshme dhe e rrezikshme. Nga ky tërmet përveç atyre q kemi thënë ne nxorëm disa mësime që kanë lidhje me shkeljet që janë bërë. Më vjen mirë që në periudhën, që qeveria e reagoi shpejt që nuk mbeti njeri jashtë dhe filloi menjëherë përpjekjet për të siguruar fondet. Më vjen mirë që ato që kemi konstatuar defekte në ndërtim, janë realizuar në këtë program të rindërtimit. Filloi programi në ato zona ku kishte shkatërrime më të mëdha dhe në zonat rurale. Këtu u bë shumë mirë. Kemi pasur një defekt se shtëpitë në fshat janë shumë të shpërndara dhe kanë pasur probleme për ti ringritur dhe janë zbatuar të gjitha rregullat. Këta e kanë dhuratë për mua, të hysh në shtëpi pa shpenzuar asnjë lekë. I kemi shembujt rreth e rrotull, në Itali ka mbi 10 vjet që ka rënë tërmeti dhe akoma janë në rulota. Këtu jo vetëm që nuk paguan asnjë lekë, u bë shumë mirë që u fillua”, tha Bozo.
arkiva.fjala.al/